Albanian Bible

Zbulesa 5

Zbulesa

Return to Index

Chapter 6

1

  Dhe unė pashė, dhe ja, njė kalė i bardhė. Dhe ai qė e kalėronte kishte njė hark; dhe atij iu dha njė kurorė, dhe ai doli jashtė si fitimtar dhe pėr tė fituar.

2

  Kur ai hapi vulėn e dytė, dėgjova qenien e dytė tė gjallė qė thoshte: ``Eja dhe shiko``.

3

  Atėherė doli jashtė njė kalė tjetėr i kuq; dhe atij qė e kalėronte iu dha tė hiqte paqen nga dheu qė njerėzit tė vrasin njėri-tjetrin, dhe iu dha atij njė shpatė e madhe.

4

  Dhe kur ai hapi vulėn e tretė, dėgjova qenien e tretė e gjallė qė thoshte: ``Eja dhe shiko``. Dhe pashė dhe ja, njė kalė i zi; dhe ai qė e kalėronte kishte njė peshore nė dorėn e tij.

5

  Dhe dėgjova njė zė nė mes tė katėr qenieve tė gjalla duke thėnė: ``Njė kenik gruri pėr njė denar, dhe dy kenikė elbi pėr njė denar; dhe mos dėmto vajin, as verėn``.

6

  Kur ai hapi vulėn e katėrt, dėgjova zėrin e qenies sė katėrt tė gjallė qė thoshte: ``Eja dhe shiko``.

7

  Dhe unė pashė, dhe ja njė kalė i zbehtė; dhe ai qė e kalėronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet pėrmbi njė tė katėrtėn e dheut, tė vrasin me shpatė dhe me zi buke e me vdekje, dhe nėpėrmjet bishave tė dheut.

8

  Dhe kur hapi vulėn e pestė, unė pashė nėn altar shpirtrat e atyre qė ishin therur pėr shkak tė fjalės sė Perėndisė dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin;

9

  dhe ata thirrėn me zė tė madh duke thėnė: ``Deri kur, o Zot, qė je i Shenjtė dhe i Vėrtetė, nuk gjykon dhe nuk merr hak pėr gjakun tonė nga ata qė banojnė mbi dhe?``.

10

  Dhe secilit prej tyre ju dha njė petk i bardhė dhe ju thanė qė tė preheshin edhe pėr pak kohė, deri sa tė plotėsohej numri edhe i bashkėsherbėtoreve e tyre dhe i vėllezėrve tė tyre qė duhet tė vriteshin posi ata.

11

  Dhe pashė, kur ai hapi vulėn e gjashtė; dhe ja, u bė njė tėrmet i madh, dhe dielli u bė i zi si njė thes prej leshi, dhe hėna u bė si gjak;

12

  dhe yjet e qiellit ranė mbi dheun, ashtu si fiku hedh fiqtė e paarrirė kur e tund njė erė e madhe.

13

  Pastaj qielli u hoq si njė pergamenė qė mbėshtillet, dhe ēdo mal dhe ishull luajtėn nga vendi i tyre.

14

  Dhe mbretėrit e dheut, dhe tė mėdhenjtė, dhe tė pasurit, dhe komandantėt, dhe tė fuqishmit, dhe ēdo skllav e ēdo i lirė, u fshehėn nėpėr shpella dhe nėpėr krepat e maleve,

15

  dhe u thoshnin maleve dhe shkėmbinjve: ``Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij qė rri mbi fron dhe nga zemėrimi i Qengjit,

16

  sepse erdhi dita e madhe e zemėrimit sė tij; dhe kush mund tė qėndrojė?``.

17

  Pas kėtyre gjėrave, pashė katėr engjėj tė cilėt rrinin nė kėmbė nė tė katėr kėndet e dheut dhe mbanin tė katėr erėrat e dheut, qė tė mos frynte erė mbi dhe, as mbi det, as mbi ndonjė dru.

Zbulesa 7

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: