Albanian Bible

Veprat e Apostujve 10

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 11

1

  Ndėrkaq apostujt dhe vėllezėrit qė ishin nė Jude morėn vesh se edhe johebrenjtė kishin pranuar fjalėn e Perėndisė.

2

  Dhe, kur Pjetri u ngjit nė Jeruzalem, ata qė ishin rrethprerė haheshin me tė,

3

  duke thėnė: ``Ti hyre nė shtėpi tė njerėzve tė parrethprerė dhe hėngre me ta!``.

4

  Por Pjetri, duke nisur nga fillimi, u shpjegoi atyre me radhė ngjarjet duke thėnė:

5

  ``Unė po lutesha nė qytetin e Jopes, kur u rrėmbeva nė ekstazė dhe pashė njė vegim: njė send, qė i ngjante njė ēarēafi tė madh tė kapur nė tė katėr cepat, po zbriste si tė ulej poshtė prej qiellit dhe arriti deri tek unė.

6

  Duke shikuar me vėmendje brenda, dallova dhe pashė katėrkėmbėsha, bisha, zvarranikė tė tokės dhe shpendė tė qiellit.

7

  Dhe dėgjova njė zė qė mė thoshte: "Pjetėr, ēohu, ther dhe ha!".

8

  Por unė thashė: "Kurrsesi, o Zot, sepse nuk mė ka hyrė kurrė nė gojė asgjė e papastėr ose e ndotur".

9

  Por zėri m`u pėrgjigj pėr tė dytėn herė nga qielli: "Gjėrat qė Perėndia i ka pastruar, ti mos i bėj tė papastra!".

10

  Dhe kjo ndodhi tri herė; pastaj gjithēka u tėrhoq pėrsėri nė qiell.

11

  Nė po atė moment tre njerėz, qė i pata dėrguar nė Cezare, u paraqitėn nė shtėpinė ku ndodhesha unė.

12

  Dhe Fryma mė tha tė shkoj me ta, pa pasė kurrfarė ngurrimi. Me mua erdhėn edhe kėta gjashtė vėllezėr, dhe kėshtu hymė nė shtėpinė e atij njeriu.

13

  Ai na tregoi se si kishte parė njė engjėll qė u paraqit nė shtėpinė e tij dhe i tha: "Dėrgo njerėz nė Jope dhe thirre Simonin, tė mbiquajtur Pjetėr.

14

  Ai do tė tė thotė fjalėt, me anė tė tė cilave do tė shpėtohesh ti dhe gjithė shtėpia jote".

15

  Sapo kisha filluar tė flas, kur Fryma e Shenjtė zbriti mbi ta, sikurse kishte zbritur nė fillim mbi ne.

16

  Atėherė m`u kujtua fjala e Zotit qė thoshte: "Gjoni pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė".

17

  Nė qoftė se Perėndia, pra, u dha atyre tė njėjtėn dhuratė qė kemi marrė ne, qė besuam nė Zotin Jezu Krisht, kush isha unė qė tė mund t`i kundėrvihesha Perėndisė?``.

18

  Si i dėgjuan kėto fjalė, ata u qetėsuan dhe pėrlėvdonin Perėndinė, duke thėnė: ``Perėndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendesėn pėr t`u dhėnė jetėn!``.

19

  Ndėrkaq ata qė ishin shpėrndarė pėr shkak tė pėrndjekjes qė nisi me Stefanin, arritėn deri nė Feniki, nė Qipro dhe nė Antioki, duke mos ia shpallur fjalėn asnjė tjetri, pėrveē Judenjve.

20

  Por disa prej tyre me origjinė nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritėn nė Antioki, filluan t`u flasin Grekėve, duke shpallur Zotin Jezus.

21

  Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe njė numėr i madh besoi dhe u kthye te Zoti.

22

  Lajmi i kėsaj arriti nė vesh tė kishės qė ishte nė Jeruzalem; dhe ata dėrguan Barnabėn, qė tė shkonte deri nė Antioki.

23

  Kur ai arriti, shikoi hirin e Perėndisė, u gėzua dhe i nxiti tė gjithė t`i qėndrojnė besnikė Zotit, me dėshirėn e zemrės,

24

  sepse ai ishte njeri i mirė, plot me Frymė tė Shenjtė dhe besim. Dhe njė numėr i madh personash iu shtua Zotit.

25

  Pastaj Barnaba u nis pėr nė Tars pėr tė kėrkuar Saulin dhe, si e gjeti, e ēoi nė Antioki.

26

  Dhe plot njė vit ata u bashkuan me atė kishė dhe mėsuan njė numėr tė madh njerėzish; dhe, pėr tė parėn herė nė Antioki, dishepujt u quajtėn tė Krishterė.

27

  Nė ato ditė disa profetė zbritėn nga Jeruzalemi nė Antioki.

28

  Dhe njė nga ata, me emėr Agab, u ngrit dhe nėpėrmjet Frymės parathoshte se do tė ndodhte nė mbarė botėn njė zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi mė vonė nė kohėn nėn Klaud Cezarit.

29

  Atėherė dishepujt, secili sipas mundėsive tė tij, vendosėn t`u ēojnė njė ndihmė vėllezėrve qė banonin nė Jude.

30

  Dhe kėtė ata e bėnė, duke ua dėrguar pleqve me anė tė Barnabės dhe tė Saulit.

Veprat e Apostujve 12

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: