Albanian Bible

Gjoni 20

Gjoni

Return to Index

Chapter 21

1

  Pas kėtyre gjėrave, Jezusi iu shfaq pėrsėri dishepujve pranė Detit tė Tiberiadės; dhe u shfaq nė kėtė mėnyrė:

2

  Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesė, tė bijtė e Zebedeut dhe dy tė tjerė nga dishepujt e tij ishin bashkė.

3

  Simon Pjetri u tha atyre: ``Po shkoj tė peshkoj``. Ata i thanė: ``Po vijmė edhe ne me ty``. Dolėn dhe hipėn menjėherė nė barkė; por atė natė nuk zunė asgjė.

4

  Nė mėngjes herėt, Jezusi ndenji te bregu; megjithatė dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.

5

  Dhe Jezusi u tha atyre: ``O djema, a keni ndonjė gjė pėr tė ngrėnė?``. Ata iu pėrgjigjėn: ``Jo!``.

6

  Dhe ai u tha atyre: ``Hidhni rrjetėn nė anėn e djathtė tė barkės dhe do tė gjeni``. E hodhėn, pra, dhe s`mundėn mė ta tėrhiqnin nga shumica e peshqve.

7

  Atėherė dishepulli, tė cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: ``Éshtė Zoti``. Simon Pjetri, kur dėgjoi se ishte Zoti, u mbėshtoll me rrobė (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh nė det.

8

  Dishepujt e tjerė pėrkundrazi shkuan me barkė (sepse nuk ishin shumė larg nga toka, vetėm dyqind kubitė), duke tėrhequr rrjetėn plot me peshq.

9

  Mbasi dolėn nė tokė, panė njė zjarr me prush dhe mbi tė peshk dhe bukė.

10

  Jezusi u tha atyre: ``Sillni kėtu disa nga peshqit qė zutė tani!``.

11

  Simon Pjetri hipi pėrsėri nė barkė dhe nxori nė tokė rrjetėn, plot me peshq tė mėdhenj, njėqind e pesėdhjetė e tre; dhe, megjithse ishin aq shumė, rrjeta nuk u shqye.

12

  Jezusi u tha atyre: ``Ejani tė hani mėngjes``. Por asnjė nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: ``Kush je?``, duke ditur se ishte Zoti.

13

  Atėherė Jezusi erdhi, mori bukė dhe ua dha atyre; po kėshtu edhe peshkun.

14

  Kjo ishte e treta herė qė Jezusi iu shfaq dishepujve tė vet, mbasi ishte ringjallur sė vdekuri.

15

  Mbasi kishin ngrėnė, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ``Simon nga Jona, a mė do ti mua mė shumė se kėta?``. Iu pėrgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unė tė dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti qengjat e mi!``.

16

  Pėrsėri e pyeti pėr tė dytėn herė: ``Simon nga Jona, a mė do ti mua?``. Iu pėrgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unė tė dua``. Jezusi i tha: ``Ki kujdes pėr delet e mia``.

17

  E pyeti pėr tė tretėn herė: ``Simon nga Jona, a mė do ti mua?``. Pjetri u trishtua pse e pyeti pėr tė tretėn herė: ``A mė do ti mua?``, dhe iu pėrgjigj: ``Zot, ti di ēdo gjė, ti di se unė tė dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti delet e mia.

18

  Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku tė doje; po kur tė jesh plak, do t`i shtrish duart dhe dikush tjetėr do tė tė ngjeshė e do tė tė ēojė atje ku ti nuk do tė doje``.

19

  I tha kėto fjalė pėr tė bėrė tė ditur se me ē`vdekje ai do ta pėrlėvdonte Perėndinė. Dhe, si i tha kėto, i tha: ``Ndiqmė``.

20

  Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, tė cilin Jezusi e donte, ai qė gjatė darkės ishte mbėshtetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ``Zot, kush ėshtė ai qė po tė tradhton?``.

21

  Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ``Zot, dhe me tė ē`do tė bėhet?``.

22

  Jezusi iu pėrgjigj: ``Nėse dua qė ai tė mbetet derisa tė vij unė, ē`tė duhet? Ti ndiqmė!``.

23

  Atėherė u hap zėri midis vėllezėrve se ai dishepull nuk do tė vdiste; por Jezusi nuk i kishte thėnė Pjetrit se ai nuk do tė vdiste, por: ``Nėse unė dua qė ky tė mbetet derisa tė vij unė, ē`tė duhet?``.

24

  Ky ėshtė dishepulli qė dėshmon pėr kėto gjėra dhe qė ka shkruar kėto gjėra; dhe ne dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.

25

  Janė edhe shumė gjėra tė tjera qė i bėri Jezusi, tė cilat, po tė shkruheshin njė nga njė, unė mendoj se nuk do tė mjaftonte mbarė bota qė t`i nxinte librat qė do tė mund tė shkruheshin. Amen.

Veprat e Apostujve 1

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: