Albanian Bible

Osea 4

Osea

Return to Index

Chapter 5

1

  "Dėgjoni kėtė, o priftėrinj, kushtojini kujdes ju tė shtėpisė sė Izraelit, vini veshin, o shtėpi e mbretit; sepse ky gjykim ėshtė kundėr jush. Nė fakt ju keni qenė njė lak nė Mitspah dhe njė rrjetė e shtrirė mbi Tabor.

2

  Ata qė devijojnė kanė rėnė thellė nė masakėr, por unė do t`i dėnoj tė gjithė.

3

  Unė e njoh Efraimin, dhe pėr mua Izraeli nuk ėshtė aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvėruar; Izraeli ėshtė ndotur.

4

  Veprimet e tyre nuk u lejojnė atyre tė kthehen te Perėndia i tyre, sepse fryma e kurvėrimit ėshtė nė mes tė tyre dhe nuk njohin Zotin.

5

  Por kryelartėsia e Izraelit dėshmon kundėr tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do tė bien pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre, dhe bashkė me ta do tė bjerė edhe Juda.

6

  Me kopetė e tyre dhe me tufat e tyre do tė shkojnė nė kėrkim tė Zotit, por nuk do ta gjejnė; ai ėshtė tėrhequr prej tyre.

7

  Kanė vepruar me mashtrim kundėr Zotit, sepse kanė bėrė fėmijė me shkelje tė kurorės; tani njė muaj i vetėm do t`i hajė ata dhe vendin e tyre.

8

  I bini bririt nė Gibeah, i bini borisė nė Ramah, jepni alarmin nė Beth-aven; armikun e ke prapa krahėve tė tua, o Beniamin.

9

  Efraimi do tė shkretohet ditėn e ndėshkimit; midis fiseve tė Izraelit unė tė bėj tė ditur njė gjė tė sigurt.

10

  Krerėt e Judės janė si ata qė zhvendosin kufijtė; unė do ta derdh zemėrimin tim mbi ta si uji.

11

  Efraimi ėshtė njė shtypės dhe njė shkelės i drejtėsisė, sepse ka ndjekur me vendosmėri urdhrat njerėzore.

12

  Prandaj unė do tė jem pėr Efraimin si njė tenjė dhe pėr shtėpinė e Judės si njė karies.

13

  Kur Efraimi pa sėmundjen e tij dhe Juda plagėn e tij, Efraimi shkoi nė Asiri dhe i dėrgoi lajmėtarė mbretit Jareb; megjithatė ai nuk mund t`ju shėrojė as t`ju mjekojė plagėn.

14

  Sepse unė do tė jem pėr Efraimin si njė luan dhe pėr shtėpinė e Judės si njė luan i vogėl; unė, unė vetė do ta shqyej dhe do tė largohem; do tė marr me vete prenė dhe askush nuk do tė ma heqė.

15

  Do tė kthehem nė vendin tim deri sa tė njohin qė janė fajtorė dhe do tė kėrkojnė me siguri fytyrėn time; nė mjerimin e tyre do tė mė kėrkojnė me zell".

Osea 6

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: