Albanian Bible

Ezekieli 21

Ezekieli

Return to Index

Chapter 22

1

  Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

2

  "Tani, bir njeriu, nuk do tė gjykosh ti, nuk do ta gjykosh qytetin gjakatar? Bėji, pra, tė njohura tė gjitha veprimet e tij tė neveritshme.

3

  Pastaj thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Qyteti derdh gjak nė mes tė tij pėr tė sjellė kohėn e tij; pėrveē kėsaj bėn idhuj kundėr vetvetes pėr t`u ndotur.

4

  Pėr gjakun qė ke derdhur je bėrė fajtor dhe je ndotur pėr idhujt qė ke sajuar. Ke afruar ditėt e tua dhe ke arritur nė fund tė viteve tė tua; prandaj do tė tė bėj turpin e kombeve dhe objekt talljeje pėr tė gjitha vendet.

5

  Ata qė janė afėr dhe ata qė janė larg teje do tė tallen me ty o i molepsur pėr lavdi dhe plot ērregullim.

6

  Ja princat e Izraelit: secili ka pėrdorur pushtetin e tij pėr tė derdhur gjak te ti.

7

  Te ti pėrēmohet ati dhe nėna, nė mes teje shtypet i huaji, te ti keqtrajtohet jetimi dhe e veja.

8

  Ti ke pėrēmar gjėrat e mia tė shtrėnjta dhe ke pėrdhour tė shtunat e mia.

9

  Te ti ka njerėz qė shpifin pėr tė derdhur gjak, te ti ka njerėz qė hanė mbi male, nė mes teje ka njerėz qė kryejnė kobe.

10

  Te ti zbulohet lakuriqėsia e atit, te ti poshtėrohet gruaja gjatė papastėrtisė sė saj.

11

  Dikush kryen njė veprim tė neveritshėm me gruan e tė afėrmit tė tij, dikush tjetėr ndot me incest nusen e tė birit, njė tjetėr akoma poshtėron motrėn e tij, bijėn e atit tė tij.

12

  Te ti pranohen dhurata pėr tė derdhur gjak; ti kėrkon kamatė tė lartė, ti ke realizuar fitime nga i afėrti dhe mė ke harruar mua", thotė Zoti, Zoti.

13

  "Por ja, unė rrah duart pėr fitimin e pandershėm qė ke nxjerrė dhe pėr gjakun e derdhur qė ėshtė nė mes teje.

14

  A do tė mund tė qėndrojė zemra jote ose a do tė mund tė qėndrojnė tė forta duart e tua nė ditėt kur unė do tė veproj kundėr teje? Unė, Zoti, fola dhe do ta kryej.

15

  Unė do tė tė shpėrndaj midis kombeve, do tė tė shkapėrdaj midis vendeve dhe do tė eleminoj papastėrtinė tėnde prej teje.

16

  Ti do tė pėrdhosėsh vetveten nė sytė e kombeve dhe do tė pranosh qė unė jam Zoti".

17

  Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

18

  "Bir njeriu, shtėpia e Izraelit ėshtė bėrė pėr mua tėrė skorje: janė tė gjithė bronz, kallaj, hekur dhe plumb nė mes tė njė furre; janė bėrė skorje argjėndi".

19

  Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Duke qenė se tė gjithė ju jeni bėrė skorje tė shumta, ja, unė do t`ju mbledh nė mes tė Jeruzalemit.

20

  Ashtu si mblidhet argjėndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji nė mes tė furrės dhe mbi ta i fryjnė zjarrit pėr t`i shkrirė, kėshtu nė zemėrimin tim dhe nė tėrbimin tim do t`ju mbledh, do t`ju fus atje dhe do t`ju shkrij.

21

  Do t`ju mbledh dhe do tė fryj mbi ju me zjarrin e zemėrimit tim dhe ju do tė shkriheni nė mes tė tij.

22

  Ashtu si shkrihet argjendi nė mes tė furrės, kėshtu dhe ju do tė shkriheni nė mes tė qytetit; dhe do tė pranoni qė unė, Zoti, kam derdhur mbi ju tėrbimin tim".

23

  Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

24

  "Bir njeriu, i thuaj Jeruzalemit: Ti je njė tokė qė nuk ėshtė pastruar ose lagur nga shiu nė njė ditė indinjate.

25

  Komploti i profetėve tė tij nė mes tė tij ėshtė si njė luan qė ulėrin dhe shqyen gjahun, ata i gllabėrojnė njerėzit, pėrvetėsojnė thesaret dhe gjėrat e ēmueshme, shtojnė tė vejat nė mes tė tij.

26

  Priftėrinjtė e tij shkelin ligjin tim dhe pėrdhosin gjėrat e mia tė shenjta, nuk bėjnė dallim midis asaj qė ėshtė e shenjtė dhe jo e shenjtė, nuk e bėjnė tė njohur ndryshimin ndėrmjet tė papastrės dhe tė pastrės dhe i largojnė sytė nga tė shtunat e mia, prandaj jam pėrdhosur nė mes tyre.

27

  Krerėt e tij nė mes tė tij janė si ujqėr qė shqyejnė gjahun pėr tė derdhur gjak, pėr tė shkatėrruar shpirtėra, pėr tė realizuar njė fitim jo tė drejtė.

28

  Profetėt e tij suvatojnė pėr ata me llaē qė nuk mban, duke pasur vegime tė rreme dhe duke shqiptuar shortari tė gėnjeshtėrta pėr ta, dhe thonė: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti", ndėrsa Zoti nuk ka folur.

29

  Populli i vendit ushtron shtypjen, kryen grabitje, keqtrajton tė varfėrin dhe nevojtarin, shtyp tė huajin duke marrė nėpėr kėmbė drejtėsinė.

30

  Unė kėrkova midis tyre njė burrė qė tė ndėrtonte njė mur dhe t`i dilte pėr zot vendit, qė unė tė mos e shkatėrroja, por nuk e gjeta.

31

  Prandaj do tė derdh mbi ta indinjatėn time, do t`i konsumoj me zjarrin e zemėrimit tim dhe do tė bėj qė tė bjerė mbi kryet e tyre sjellja e tyre", thotė Zoti, Zoti.

Ezekieli 23

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: