Albanian Bible

Ester 7

Ester

Return to Index

Chapter 8

1

  Po atė ditė mbreti Asuero i dha mbretėreshės Ester shtėpinė e Hamanit, armikut tė Judejve; dhe Mardokeu erdhi para mbretit, tė cilit Esteri i kishte shpjeguar se ē`ishte ai pėr tė.

2

  Kėshtu mbreti hoqi unazėn qė i kishte rimarrė Hamanit dhe ia dhe Mardokeut. Pastaj Esteri e caktoi Mardokeun mbi shtėpinė e Hamanit.

3

  Esteri foli akoma para mbretit, ra nė kėmbėt e tij dhe iu lut me lot ndėr sy qė tė pengonte komplotin e keq tė Hamanit, Agagitit, dhe planin qė ai kishte menduar kundėr Judejve.

4

  Atėherė mbreti zgjati skeptrin prej ari nė drejtim tė Esterit; kėshtu Esteri u ngrit, mbeti nė kėmbė para mbretit

5

  dhe tha: "Nė se i duket mirė mbretit, nė rast se kam gjetur hir nė sytė e tij, nė rast se ēėshtja i duket gjithashtu e drejtė mbretit dhe nė rast se gjej pėlqim nga sytė e tij, tė shkruhet pėr tė revokuar dokumentet e hartuara nga Hamani, bir i Hamedathas, Agagitit, qė ai shkroi pėr tė shkatėrruar Judejtė qė janė nė tė gjitha krahinat e mbretit.

6

  Si do tė mund tė rezistoja nė fakt duke parė fatkeqėsinė qė do tė godiste popullin tim? Ose si do tė mund tė rezistoja duke parė shkatėrrimin e fisit tim?".

7

  Atėherė mbreti Asuero i tha mbretėreshės Ester dhe Judeut Mardoke: "Ja, unė i dhashė Esterit shtėpinė e Hamanit, dhe kėtė e varėn nė trekėmbėsh, sepse kishte dashur tė shtrinte dorėn e tij mbi Judejtė.

8

  Ju vetė shkruani njė dekret nė favor tė Judejve nė emėr tė mbretit, si t`ju duket mė mirė, dhe vuloseni me unazėn mbretėrore, sepse vendimi i shkruar nė emėr tė mbretit dhe i vulosur me unazėn mbretėrore ėshtė i prerė".

9

  Atėherė, mė njėzet e tre tė muajit tė tretė, qė ėshtė muaji i Sivanit, u thirrėn sekretarėt e mbretit dhe sipas gjithė atyre qė Mardokeu kishte urdhėruar, u dėrguan shkrime Judejve, satrapėve, qeveritarėve dhe krerėve tė njėqind e njėzet e shtatė krahinave, nga India deri nė Etiopi, ēdo krahine sipas shkrimit tė saj, ēdo populli sipas gjuhės sė tij, dhe Judejve sipas shkrimit dhe gjuhės sė tyre.

10

  Kėshtu ai shkroi nė emėr tė mbretit Asuero, duke vėnė vulėn me unazėn mbretėrore, dhe i dėrgoi dokumentet me anė tė korierėve qė ngisnin kuaj tė shpejtė, tė lindur nga kuaj tė racės.

11

  Me anė tė kėtyre dokumenteve u jepej Judejve, nė ēfarėdo qyteti qė tė ndodheshin, e drejta tė bashkoheshin dhe tė mbronin jetėn e tyre, duke shkatėrruar, duke vrarė dhe duke shfarosur tėrė njerėzit e armatosur tė ēfarėdo populli o krahine qė t`i sulmonin, duke pėrfshirė fėmijėt dhe gratė, dhe tė plaēkisnin pasuritė e tyre,

12

  nė njė ditė tė vetme, nė tė gjitha krahinat e mbretit Asuero: ditėn e trembėdhjetė tė muajit tė dymbėdhjetė, qė ėshtė muaji i Adarit.

13

  Njė kopje e dekretit, i shpallur si ligj nė ēdo krahinė, duhet tė nxirrej pėr tė gjithė popujt, me qėllim qė Judejtė tė ishin gati pėr atė ditė tė hakmerreshin kundėr armiqve tė tyre.

14

  Kėshtu korierėt tė hipur mbi kuaj tė shpejtė u nisėn tė nxitur dhe tė shtypur nga urdhri i mbretit; dhe dekreti u nxuar nė qytetin e Suzės.

15

  Mardokeu doli nga prania e mbretit me njė rrobe mbretėrore tė purpurt dhe prej liri tė bardhė, me njė kurorė tė madhe prej ari dhe njė mantel prej pėlhure liri nė ngjyrė tė kuqe flakė; nė qytetin

16

  Pėr Judejtė ishte dritė, gėzim, gaz dhe lavdi.

17

  Nė ēdo krahinė dhe nė ēdo qytet, kudo qė arrinte urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, pėr Judejtė kishte gėzim dhe ngazėllim, bankete dhe ditė tė lumtura. Dhe shumė nga pjestarėt e popujve tė vendit u bėnė Judej, sepse tmerri i Judejve i kishte zėnė.

Ester 9

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: