Albanian Bible

Ligji i Pėrtėrirė 34

Jozueu

Return to Index

Chapter 1

1

  Mbas vdekjes sė Moisiut, shėrbėtorit tė Zotit, ndodhi qė Zoti i foli Jozueut, djalit tė Nunit, qė i shėrbente Moisiut, dhe i tha:

2

  "Moisiu, shėrbėtori im, vdiq; prandaj ēohu, kalo Jordanin, ti dhe gjithė ky popull, dhe shko nė atė vend qė unė u jap atyre, bijve tė Izraelit.

3

  Unė ju kam dhėnė ēdo vend qė tabani i kėmbės suaj ka pėr tė shkelur, siē i thashė Moisiut.

4

  Territori yt do tė shtrihet nga shkretėtira dhe nga Libani deri nė lumin e madh, nė lumin e Eufratit, nga tėrė vendi i Hitejve deri nė Detin e Madh, nė perėndim.

5

  Askush nuk do tė mund tė tė kundėrshtojė gjatė tėrė ditėve tė jetės sate; ashtu siē kam qenė me Moisiun, kėshtu do tė jem me ty; nuk do tė tė lė, as nuk do tė tė braktis.

6

  Ji i fortė dhe trim, sepse ti do tė bėsh qė ky popull tė zotėrojė vendin qė u betova t`u jap etėrve tė tyre.

7

  Vetėm tregohu i fortė dhe shumė trim, duke u pėrpjekur tė veprosh simbas tėrė ligjit qė Moisiu, shėrbėtori im, tė ka urdhėruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, qė tė kesh mbarėsi kudo qė tė shkosh.

8

  Ky libėr i ligjit mos u ndaftė kurrė nga goja jote, por mendohu pėr tė ditė e natė, duke kėrkuar tė veprosh simbas tė gjitha atyre qė janė shkruar, sepse atėherė do tė kesh sukses nė veprimet e tua, atėherė do tė pėrparosh.

9

  A nuk tė urdhėrova unė? Ji i fortė dhe trim; mos ki frikė dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė me ty kudo qė tė shkosh".

10

  Atėherė Jozueu urdhėroi oficerėt e popullit, duke u thėnė:

11

  "Kaloni pėrmes kampit dhe jepini popullit kėtė urdhėr, duke i thėnė: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri ditėve do tė kaloni Jordanin pėr tė vajtur tė pushtoni vendin qė Zoti, Perėndia juaj, ju jep si trashėgimi".

12

  Jozueu u foli gjithashtu Rubenitėve, Gaditėve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, duke u thėnė:

13

  "Mbani mend fjalėn qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju urdhėroi kur ju tha: "Zoti, Perėndia juaj, ju ka dhėnė pushim dhe ju ka dhėnė kėtė vend.

14

  Gratė tuaja, tė vegjėlit tuaj, dhe bagėtia juaj do tė mbeten nė vendin qė Moisiu ju ka dhėnė nga kjo anė e Jordanit; por ju, tėrė luftėtarėt tuaj trima do tė kaloni tė armatosur para vėllezėrve tuaj dhe do t`i ndihmoni,

15

  derisa Zoti t`u ketė dhėnė pushim vėllezėrve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenė shtėnė nė dorė vendin qė Zoti, Perėndia juaj, u jep atyre. Atėherė mund tė ktheheni pėr tė pushtuar vendin qė ju pėrket, dhe qė Moisiu, shėrbėtor i Zotit, ju ka dhėnė kėtej Jordanit nė drejtim tė Lindjes"".

16

  Atėherė ata iu pėrgjigjėn Jozueut, duke i thėnė: "Ne do tė bėjmė tė gjitha ato qė ti na urdhėron dhe do tė shkojmė kudo qė tė na ēosh.

17

  Ashtu siē i jemi bindur pėr ēdo gjė Moisiut, kėshtu do tė tė bindemi ty. Vetėm me ty qoftė Zoti, Perėndia yt, ashtu siē ka qenė me Moisiun!

18

  Kushdo qė ngre krye kundėr urdhrave tė tua, dhe nuk u bindet fjalėve tė tua, do tė vritet. Vetėm ji i fortė dhe trim!".

Jozueu 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: